Ballina Bota

MADRID – Spanja zyrtarizon mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse

MADRID, 30 mars /ATSH-AFP/ – Spanja zyrtarizoi sot mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në të gjithë territorin e saj, edhe kur është i mundur respektimi i një distancë sigurie prej 1,5 metrash në rrugët publike, një masë që nuk ndryshon shumë, përveçse ndoshta në plazhe.

“Është e rëndësishme që qytetarët ta dinë këtë, ne nuk kemi arritur një fazë lehtësimi të masave dhe nuk mund të lejojmë në asnjë mënyrë të tregohemi të pamatur”, tha zëdhënësja e qeverisë Maria Jesus Montero gjatë një konferencë për shtyp.

Që nga maji i vitit 2020, maska ​​është e detyrueshme, për të luftuar kundër epidemisë COVID-19, në transport, hapësira të mbyllura dhe, deri më tani, në rrugë publike kur nuk ishte e mundur të ruhej distanca e sigurisë prej dy metrash.

Por kjo saktësi e fundit u hoq në variantin e fundit të tekstit të “normalitetit të ri”, siç e quan Spanja që nga pranvera e vitit 2020.

Maska në Spanjë është e detyrueshme në shkollë nga mosha gjashtë vjeç, si edhe në biçikletë.

Vetëm personat që luajnë sporte mund ta heqin maskën, por vetëm kur autoritetet rajonale i lejojnë ta bëjnë këtë.

Rregulli, i zbatuar tashmë në Spanjë, do të hyjë zyrtarisht në fuqi nesër, pas botimit të tij në buletinin zyrtar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Reforma në Drejtësi luftë e papërfunduar”/ Gjonaj: Garanci për të ardhmen e qëndrueshme të vendit
Artikulli tjetër” Vlerësim të jesh pjesë e listës”/ Kuko: Prioritet që vota të shkojë për PS-në, e vetmja forcë transformuese e vendit