SUEZ, 29 mars /ATSH-DPA/ – Anija gjigante me kontejnerë, që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, më në fund arriti të lirojë lundrimin, deklaroi kreu i shërbimeve detare ”Inchcape Shipping”.
Anija me flamurin e Panamasë, ”Ever Given”, e kishte devijuar rrugën e saj gjatë një stuhie rëre.
Zhytësit dhe rimorkiatorët kishin punuar gjatë gjithë kohës për të liruar anijen e madhe 400 metra të gjatë.
”Batica e lartë gjatë natës, e shoqëruar nga një hënë e plotë, ndihmoi në lirimin e anijes”, tha ofruesi i shërbimit. Bllokimi i kanalit çoi në një pezullim të zinxhirëve të furnizimit global.
Sipas autoritetit të kanalit, rreth 370 anije po prisnin kalimin në të dy anët e kanalit, ndërsa sipas Bloomberg mund të ketë rreth 450 anije që presin.
Kanali i Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq, siguron rrugën më të shkurtër detare midis Azisë dhe Europës. /os/






















