LOS ANXHELES, 28 mars /ATSH-DPA/ – Paul McCartney po merret me publikimin e një libri me receta gatimi vegjetariane, të frymëzuara nga bashkëshortja e tij Linda.
“Vite më parë, para se dikush të zgjohej me idenë e çështjeve të mjedisit dhe shëndetit, si edhe të mirëqenies së kafshëve, Linda po hapte rrugën për vegjetarianizmin, duke u treguar njerëzve për këtë dhe duke e promovuar atë”, shkroi muzikanti në Instagram.
“Krahas “recetave të shijshme të shëndetshme” libri do të shfaqë fotografi dhe histori familjare”, shtoi 78-vjeçari.
McCartney postoi një foto të tij me vajzat Mary, 51 vjeçe dhe Stella, 49 vjeçe, të cilat që të dyja punuan me të për librin “Kuzhina Familjare e Linda McCartney”.
Libri do të dalë në fund të qershorit.
Muzikanti britanik i Beatles u martua me fotografen amerikane Linda Eastman në 1969, në Londër.
Ajo ishte një avokate publike për mbrojtjen e kafshëve dhe u bë një vegjetariane e përkushtuar./ /ervo/














