Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 340 m3/s, prodhimi ditor mbi 17 mijë MWh

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 380 m3/s, ndërsa prodhimi është 17772 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 340 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 292.37 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.33 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.48 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6700 MWh, në Koman 8137 MWh dhe në Vaun e Dejës 2935 MWh. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 20 fluturime të konfirmuara për të hënën
Artikulli tjetërVaksinimi masiv antikovid/ Deri në orën 17:00 mbi 1500 të vaksinuar, Preza: “Sinovac” efikase dhe e sigurtë