Ballina Flash

“New York Times” hyn në tregun NFT

NJU JORK, 27 mars /ATSH-ANSA/- Pas Twitter, edhe “New York Times” hidhet në tregun NFT, “Non Fungible Token”, certifikata dixhitale që bazohen në blockchain dhe që po bëhen një ethe e vërtetë teknologjike për koleksionistët.

Një kolumnist i Big Apple shiti një nga artikujt e tij në formatin NFT për 563 000 dollarë, që do të shkojë për një shoqatë bamirësie që kujdeset për personat në nevojë.

Artikulli, i nënshkruar nga Keven Roose, titullohet “Bleni këtë kolonë në Blockchain”: eksperimenti u bë për të provuar tregun dhe për të kuptuar se cilët artikuj mund të shiten në formën e “Non Fungible Token”.

“Përparësia më e madh është të kesh një pjesë të historisë. Ky është artikulli i parë në jetën gati 170-vjeçare të “Times” që shpërndahet si NFT: Zotërimi i tij mund të jetë i barabartë me transmetimin e parë të TV NBC ose emailin e parë në adresën e Aol”, shpjegon Roose në editorialin e tij.

Në fund të ankandit 24-orësh, një koleksionist e fitoi artikullin për 350 Ethereum, një kriptomonedhë e madhe, me vlerë 563 000 dollarë, që do t’i shkojnë shoqatës “Neediest Cases Fund”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Manual miresjelljeje për kamarierët”/ Rama ndan videon nga lokali
Artikulli tjetërJanar-shkurt/ Eksportet e fruta-perimeve u rritën në vlerën 905 milionë lekë