TIRANË, 27 mars/ATSH/- Kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma ishte në fermën e një banori të Rrogozhinës.
Duma theksoi se fermerit do t’i rikthehet subvencioni i drejtpërdrejt.
“Ne do të rikthejmë subvencionin e drejtpërdrejt për krerë, për dynymë dhe për mjete bujqësore. Nuk do të ketë më me aplikim. Kemi marrë vendim. Vetëm kartë identiteti, pa NIPT, drejtpërdrejt vetëm për njësi, për dynym sa ke, pa aplikim”, tha Duma.























