ROMË, 26 mars /ATSH/ – Ankthi është një mekanizëm natyror që ka një arsye për të ekzistuar pasi përgatit trupin të përballet me një rreziqet hipotetike, shkruan faqja e internetit ”Il Giornale”.
Në dritën e kësaj, simptomat tipike të kësaj gjendje shpjegohen lehtësisht me rritjen e ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes, rritjen e sekretimit të kortizolit, rrjedhjen e gjakut në muskuj dhe rritja e tonit të tyre.
Këto janë kushte që përgatisin trupin për ”luftë”.
Ajo që e bën ankthin një çrregullim të rëndë është fakti që rreziku i perceptuar shpesh zmadhohet në krahasim me realitetin.
Stresi, i shkaktuar nga detyrat që duhet të kryhen ose nga vështirësia në menaxhimin e situatave veçanërisht problematike, mund të shkaktojë një gjendje ankthi. Kjo gjendje e ndryshuar gjithashtu mund të ketë pasoja në gjumë, duke e bërë të vështirë për të fjetur dhe pushuar pa ndërprerje.
Nëse vuani nga çrregullime të gjumit në lidhje me ankthin ose stresin, mund të jetë e dobishme të merrni suplemente melatonine.
Pse melatonina mund të ndihmojë për stresin dhe ankthin?
Melatonina është molekula e gjumit.
Prodhohet në mënyrë spontane nga gjëndra Pineale në orët në të cilat arrihet faza më e thellë e rënies në gjumë për të favorizuar pushimin dhe rikuperimin e energjisë.
Efektet e melatoninës në trupin e njeriut janë të dobishme dhe janë e kundërta e asaj që ndodh kur ndjeni ankth.
Gjumi, në fakt, relakson trupin duke ngadalësuar ritmin e zemrës dhe frymëmarrjes, duke çliruar muskujt dhe duke zvogëluar furnizimin me gjak të gjymtyrëve.
Kjo ndihmon relaksimin dhe nxit rikuperimin e forcës.
Bërja e gjumit të mirë dhe sasia e duhur e orëve ndihmon sistemin imunitar të mbetet efikas.
Nëse ankthi dhe stresi dëmtojnë prodhimin endogjen të melatoninës, marrja e një sasie ekzogjene përmes tabletave mund të jetë një zgjidhje e mirë. /os/





















