BARCELONË, 26 mars /ATSH-AA/ – Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas i rekomandoi futbollistit argjentinas Lionel Mesi të qëndrojë te Barcelona, kontrata e të cilit do të përfundojë në fund të sezonit.
Tebas, në deklaratën e tij për mediet, tha se “të isha këshilltari i Mesit, do t’i kisha thënë të bënte gjithçka që është e mundur që të qëndronte te Barcelona”.
“Shpresoj që Mesi të qëndrojë. Futbollisti më i mirë i historisë së futbollit. Nëse i mendon vitet e fundit të tij në futboll duhet të qëndrojë në Barcelonë. Filloi në Barcelonë dhe këtu duhet të vazhdojë. Do të humbte vlerën e markës nëse do të shkonte në Paris Saint Germain ose Manchester City”, theksoi Tebas.
Kreu i La Liga-s tha se në varësi të pandemisë në fund të muajit prill ose fillim të majit mund të vinte në rendin e ditës pranimi i tifozëve në stadiume.
Sipas tij, për shkak të COVID-19, La Liga ka pësuar një humbje të madhe ekonomike.
“Humbjet tona neto janë një miliard euro dhe ne mërzitemi shumë më pak se sa duhet për këtë”, u shpreh Tebas. /os/





















