”Smart Home” vlen 68 miliardë euro në të gjithë botën

ROMË, 25 mars /ATSH-ANSA/ – Tregu i sendeve inteligjente ”Smart Home” vlen 68 miliardë euro në të gjithë botën, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina.

Këto janë rezultatet e raportit të parë të përgatitur nga Qendra e Studimit TIM.

Tregu global i ”Smart Home” do të arrijë 110 miliardë euro në 2023, me një rritje mesatare vjetore prej rreth 17%.

SHBA dhe Kina janë tregjet kryesore dhe u rritën me 20 dhe 40% përkatësisht në 2019 dhe për vitin 2020 rritja pritet të mbetet e pandryshuar.

Në Europë, vendet me vlerën më të lartë të tregut janë Gjermania dhe Anglia me afërsisht 3,2 miliardë euro.

Britania e Madhe kryeson renditjen e vendeve kryesore europiane nga përhapjen e tyre në shtëpi, ku për çdo 10 shtëpi ka 18 te tilla. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.