TIRANË, 25 mars /ATSH – I. Vata/ Kandidatja për deputete e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se ndryshe nga herët e tjera, kjo fushatë e cila nis sot pasdite, do të jetë larg asaj tradicionale, ndërsa sot paralajmëroi se do të ketë supriza.
Në një intervistë televizive, Tabaku tha se në tubim fjalën do ta marrin folës politikë dhe jopolitikë.
“Nuk është një fushatë tradicionale dhe klasike duke respektuar kushtet e pandemisë. Kemi kërkesa nga qytetarët që të jenë në hapje të fushatës. Do të ndërthurim si elementët tradicionale dhe ata klasikë. I kemi bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht për të ndjekur fushatën. Do të ketë surpriza s’dua t’i them. 222 kandidatët do të jenë këtu, në platformat e ngritura. Do të ketë kandidatët që flasim. Do i drejtohemi qytetarëve shqiptarë siç i jemi drejtuar muajve të fundit. Kemi ngritur logot e PD, siç është dhe numri 9. Po dëgjojmë dhe disa nga këngët që do të shoqërojnë fushatën, po njëkohësisht shikohen dhe dyert që ftojnë shqiptarët për t’iu bashkuar PD-së”, tha Tabaku.
“S’kemi bërë thirrje për qytetarët që të afrohen. Është e paevitueshme. Këtu duke ndenjur bashkë afrohen qytetarë për të marrë pjesë. Jemi përpjekur që të ruajmë distancën. Por ju siguroj që do të ketë surpriza. Do të mbahet mend si fushata model qytetare siç di PD”, tha Tabaku.
“Sot kemi arritur në atë nivel ku qytetarët nuk duan që të dëgjojnë fjalë, por duan të dëgjojnë shpresën”, tha Tabaku. /j.p/r.e/























