Ballina Aktualitet

Vasili: Punësime fiktive dhe elektorale në administratë

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tërhoqi sot vëmendjen për punësimet në administratë.

Përmes një deklarate për shtyp, Vasili tha se “financat publike janë vënë në dispozicion të punësimeve fiktive dhe punësimeve elektorale”.

“Vetëm në tremujorin e fundit të vitit, administrata publike ka arritur në 182 mijë njerëz dhe janë punësuar dhe shtuar vetëm në tremujorin e fundit 10 mijë njerëz, përfshirë këtu administratë bashkish dhe administratë të qeverisë”, tha ai.

“Referendumi i 25 prillit është përgjigja e vetme për të shpëtuar të ardhurat e shqiptarëve, të ardhmen e tyre që ata ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të larguar njëherë e përgjithmonë ata njerëz që e shqyen e bën copa-copa shtetin vetëm në funksion të xhepave të tyre”, tha ai.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon rindërtimi i shtëpive në Kamzë/ Investime që nuk janë bërë me dhjetëra vite bashkë
Artikulli tjetërPandemia/ Brataj: Ulje e numrit të urgjencave, 5092 qytetarë i kemi trajtuar në banesë