Ballina Flash

Ndihma juridike falas/ Fushata ndërgjegjësuese e Ministrisë së Drejtësisë vijoi në Gjirokastër

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ndihmës Juridike Falas vijojnë me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.

Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike Falas promovoi shërbimet direkt tek qytetarët në qytetin e Gjirokastrës ku organizoi një fushatë ndërgjegjësimi dhe u afishuan postera të ndihmës juridike në institucione të ndryshme të këtij qyteti si dhe në Universitetin “Eqrem Çabej””.

Gjithashtu u shpërndanë fletëpalosje dhe manuale, të cilat shpjegojnë se si qytetarët mund të përfitojnë ndihmë juridike falas.

Këto fushata ndërgjegjësimi do të vijojnë në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVazhdon puna për rikualifikimin e aksit rrugor bypass Fier-rrethrrotullimi i Kolonjës
Artikulli tjetër22-vjetori i bombardimeve mbi Serbi/ Meta: E ardhmja e Kosovës, anëtarësimi në NATO