Ballina Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit Arben Pasho

TIRANË, 24 mars /ATSH – I. Vata/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi sot vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Pasho, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Pasho.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2021.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arben Pasho, me funksion prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjeku Shapo: Vaksinat ruse dhe kineze i kanë dhënë provat
Artikulli tjetërTomini: Nga java tjetër parashikohet të kryhen deri në 15 mijë vaksinime në ditë