Ballina Flash

Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore në Andorra

TIRANË, 24 mars /ATSH – I. Vata/ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të mërkurën pasdite seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Estadi Nacional” të Andorrës, ku të enjten do të zhvillohet ndeshja e parë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Kuqezinjtë kanë bërë një seancë të plotë stërvitore që është fokusuar më shumë në aspektin taktik të ndeshjes. Trajneri Reja ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët dhe në prag të takimit nuk ka asnjë mungesë për shkak të dëmtimit.

Gjithashtu, kombëtarja dhe i gjithë delegacioni i janë nënshtruar testeve me tamponë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Shqipëria do të luajë të enjten në transfertë ndaj Andorrës me ndeshjen që do të nisë në orën 20:45.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTomini: Nga java tjetër parashikohet të kryhen deri në 15 mijë vaksinime në ditë
Artikulli tjetërLegalizimet në Elbasan, Balla: Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin dhe Lulin brenda, procesi i legalizimit do të ishte një bombë sociale