Ballina Flash

Intel 20 miliardë dollarë për prodhimin e çipave

ARIZONA, 24 mars /ATSH-AA/ – Një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të mikroçipeve, Intel, ka njoftuar se po planifikon të ndërtojë dy fabrika të reja të prodhimit të çipave në shtetin Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një investim prej 20 miliardë dollarësh.

Në njoftimin e bërë nga kompania, shefi i Intel, Pat Gelsinger, ka njoftuar strategjinë “IDM 2.0” në drejtim të prodhimit, inovacionit dhe lidershipit të produktit.

Më tej theksohet se Intel planifikon që të zgjerojë prodhimin, duke investuar 20 milliardë dollarë për ndërtimin e dy fabrikave të reja në Arizona.

Sipas njoftimit, me investimin në fjalë do të punësohen mbi 3 000 persona./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Situata e qëndrueshme, por ende delikate”/ Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat aktuale antikovid edhe për 2 javë të tjera
Artikulli tjetër“Javën që vjen nis vaksinimi masiv”/ Mbi 52 mijë vaksinime antikovid në të gjithë vendin, deri tani 14 mijë mësues të vaksinuar