Ballina Ekonomi

Shifrat e 2-mujorit/ Importi i kafesë u rrit me 30 tonë

TIRANË, 23 mars/ATSH/ Edhe pse për shkak të infeksionit COVID-19 lokalet dhe restorantet kanë kufizuar aktivitetin e tyre, shqiptarët nuk e ulën konsumin e kafesë, madje shifrat tregojnë se ata pinë më shumë kafe, pasi importi i kafesë për periudhën 2-mujore u rrit me rreth 30 tonë.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importi i kafes gjatë 2 muajve të parë të këtij viti u rrit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë 2-mujorit të parë të vitit 2021 u importuan 1128 tonë kafe.

Krahasuar me 2-mujorin e vitit 2020, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti u importuan gati 100 tonë kafe më shumë. Në 2-mujorin e vitit 2020 u importuan 30 tonë kafe.

Importi i kafes në 5 vitet e fundit në sasi:

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: Policia ka referuar në SPAK 243 dosje për 1877 pasuri të ndryshme gjatë 2020-ës
Artikulli tjetërGjithëpërfshirja në arsim/ Kushi viziton shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan