Ballina Flash

TOKIO – Jo spektatorë nga jashtë në Lojërat Olimpike

TOKIO, 20 mars /ATSH-AFP/ – Nuk do të ketë spektatorë të ardhur nga jashtë për Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë për shkak të rreziqeve shëndetësore të mëdha, njoftuan zyrtatët olimpikë dhe autoritetet japoneze në përfundim të një takimi të zhvilluar sot.

“Në mënyrë që të sqarohet situata për mbajtësit e biletave që jetojnë jashtë dhe për t’u mundësuar atyre të rregullojnë planet e tyre të udhëtimit në këtë fazë, palët nga ana  japoneze kanë arritur në përfundimin se spektatorët nuk do të mund të hyjnë në Japoni në kohën e Lojërave Olimpike”, sipas një deklarate që specifikon se organet olimpike ndërkombëtare e pranuan këtë vendim./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – “Ocean Viking” shpëton sërish migrantë në Mesdhe
Artikulli tjetërTreguesit fiskalë/ Të ardhurat në buxhet 69.5 miliardë lekë, shpenzimet 69.1 miliardë lekë