Ballina Flash

Facebook prezanton variantin e Instagram për nën 13-vjeçarët

SAN FRANCISKO, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Facebook po punon për një variant të Instagram për nën 13-vjeçarët, më i përshtatshëm përsa i përket sigurisë për të vegjlit, sipas faqes amerikane “Buzzfeed News”.

Politika aktuale e Instagram, si e shumë rrjeteve sociale, ndalon fëmijët nën 13 vjeç që të përdorin shërbimin.

Sipas fjalëve, projekti do të mbikëqyret nga Adam Mosseri, kreu i Instagram dhe do të drejtohet nga Pavni Diëanji, i punësuar nga Facebook në dhjetor, i cili më parë ka punuar për Google në projektin YouTube Kids.

“Jam i ngazëllyer t’ju njoftoj se, në të ardhmen e parashikueshme, kemi identifikuar shumë të vegjël si një përparësi për Instagram”, shkroi Vishal Shah, zëvendësdrejtori për Produktet, në një bord të buletinit të komunikimit të punonjësve.

Vetëm disa ditë më parë, platforma vendosi një shtrëngim për “nën 13”, me teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe paralajmërimet e sigurisë për t’i bërë të rinjtë të kuptojnë se duhet të jenë më të kujdesshëm në bisedat me të rriturit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Programi 2030 me kujdes të posaçëm për pensionistët”/ Ahmetaj: Në 8 vite, i kemi rikthyer dinjitetin shumë profesioneve
Artikulli tjetërSkema Kombëtare e mbështetjes/ Ekonomi: Aplikimi për fermat blegtorale nis në e-Albania nga 24 marsi