TIRANË, 16 mars/ATSH-Maela Marini/ 250 mijë nxënës të arsimit parauniversitar kanë përfituar tekste shkollore falas.
Në prezantimin e Planit të Veprimit për Arsimin (2021-2025), Rama tha se “nuk ishte para 70 vjetësh, por para 7 vitesh koha e zymtë kur tekstet jo vetëm i kushtonin por ishin stiva të frikshme ku sundonte favorizimi partiak Kap Çfarë të Kapësh në linjat e prodhimit të librave të shkollës”.
“Pa llogaritur dhimbjen e kokës kur lexoje librat se dukej sikur sulmoheshe nga mushkonja që pickonin dhe nuk linin fillin e mendimit të zinte radhë”, tha Rama.
Sot, theksoi ai, tekstet shkollore falas janë për 250 mijë nxënës të cilët mësojnë me libra, prodhime të shtëpive prestigjoze të Kembrixhit, Oksfordit, Pirsonit.
/r.e/























