Ballina Bota

SHBA – Haaland anëtarja e parë indigjene e qeverisë amerikane

UASHINGTON, 16 mars /ATSH-DPA/ – Senati i SHBA konfirmoi Deb Haaland si kreun e ri të Departamentit të Brendshëm, duke e bërë atë amerikanen e parë indigjene që mban atë pozicion të kabinetit.

Katër senatorë republikanë u bashkuan me demokratët e tjerë për të mbështetur emërimin e ligjvënëses nga Nju Meksiko, të kaluar me një votim 51-40.

Nëntë senatorë nuk votuan.

Haaland i përket fisit Laguna Pueblo.

Sipas faqes së saj zyrtare, ajo është një brez i 35-të neomeksikan.

Departamenti i Brendshëm është kryesisht përgjegjës për administrimin e tokës në pronësi federale.

“Konfirmimi i Deb Haaland është një hap i fortë përpara në misionin e demokratëve për të promovuar një të ardhme të qëndrueshme të energjisë së pastër në Amerikë me barazi dhe drejtësi për të gjithë”, theksoi Nancy Pelosi në një deklaratë. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – LM dhe pandemia në qendër të takimit Steinmeier-Rivlin
Artikulli tjetërKryemadhi: Kemi shumë për të bërë për Elbasanin, LSI në fokus ka familjen