FRANKFURT, 15 mars /ATSH-DPA/ – Një grua që po lëvizte me makinë pranë aeroportit të Frankfurtit i telefonoi policisë, sepse pa disa persona me në duar pajisje që ajo mendoi se ishin pushkë.
“Gruaja 54-vjeçare kujtoi se pa dy persona duke drejtuar mitralozë, ndërsa po kalonte pranë aeroportit dhe i telefonoi shërbimeve të urgjencës”, sipas një deklarate të policisë.
Por doli se ata persona nuk mbanin armë, por kamera, pasi ishin vëzhgues avionësh dhe kishin shkuar në aeroport për të parë avionët që ngriheshin dhe uleshin.
“Ata kishin, gjithashtu, disa objektivë fotografikë shumë të gjatë dhe, nga njëfarë distance, dëshmitarja ndoshta mendoi se ishin mitralozë”, vazhdon deklarata.
Megjithatë, policia theksoi se gruaja bëri gjënë e duhur duke telefonuar në numrin e urgjencës./ /ervo/























