Ballina Bota

SPANJË – Sanchez: 2021 vit vaksinimi dhe rimëkëmbjeje

MADRID, 14 mars /ATSH-ANSA/ – Prej një viti po luftojmë kundër Covid-19, deklaroi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

”Viti 2020 ishte viti i rezistencës së madhe përballë katastrofës më të madhe të shekullit”, theksoi ai.

”Sidoqoftë, sot vendi ka një horizont të qartë: 2021 do të jetë viti i vaksinimeve dhe rimëkëmbjes, viti i besimit të madh dhe shpresës së madhe për Spanjën”, shkroi Sanchez në Twitter.

Deri tani Spanja numëron 3 183 704 të infektuar me Covid-19./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIncidenti në Elbasan/ Balla: Provokim politik, pamja e një bande pengmarrësish të festës
Artikulli tjetërElbasan/ Nis së shpejti realizimi i projektit transformues të hapësirës brenda Kalasë në një zonë turistike me bujtina