Ballina Flash

”Honda” garanci surprizë për motoçikletat

TOKIO, 14 mars /ATSH-ANSA/ – Garanci deri në gjashtë vjet për të gjithë skuterët dhe motoçikletat e kompanisë ”Honda”, bëri të ditur kompania.

Kompania japoneze ka njoftuar se nga 1 marsi 2021 të gjithë motorët dhe skuterët ”Honda” përfitojnë nga garancia e re e ”Honda”-s deri në 6 vjet.

Prandaj ”Honda” ofron drejtpërdrejt dhe falas për klientët e saj një periudhë zyrtare garancie të prodhuesit me një kohëzgjatje totale maksimale prej 6 vjetësh, ose një zgjatje falas, krahasuar me garancinë ligjore të parashikuar nga ligji, për katër vjet të tjerë.

Për të përfituar nga kjo, klientët e ”Honda”-s nuk kanë pse të bëjnë asgjë, përveç që të jenë plotësisht në përputhje me programin e mirëmbajtjes për motoçikletat ose skuterët e tyre si një kërkesë e domosdoshme, që do të kryhet nga rrjeti zyrtar i ndihmës së ”Honda”-s./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Mbi 60-vjeçarët kanadezë të parët që vaksinohen me AstraZeneca
Artikulli tjetërSPANJË – Ministria e Shëndetësisë: Asnjë rast me efekte anësore nga AstraZeneca