MAJEMI, 13 mars /ATSH-AFP/ – Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë. Këngëtarja dhe lojtari i bejsbollit i kanë dhënë fund fejesës së tyre, njoftuan mediet amerikane.
“Jennifer Lopez, 51 vjeçe dhe Alex Rodriguez, 45 vjeç, ishin bashkë që prej katër vitesh dhe blenë së bashku vitin e kalaur një shtëpi prej 40 milionë dollarësh në Majemi, në Florida.
Çifti nuk i ka konfirmuar informacionet e publikuara nga faqja” Page Six” dhe “TMZ”.
Këngëtarja dhe aktorja ndodhet në Republikën Domenikane për një xhirim. Ajo shkroi në Instagram “të gjesh një arsye të mirë për të qeshur sot”.
Ish-lojtari i bejsbollit ka postuar në të njëjtin rrjet social një foto të tij në një varkë, afër Majemit.
Edhe pse shumë mbështetës u habitën, ndarja nuk i befasoi të gjithë.
“Ne e prisnim atë për një kohë të gjatë”, i tha një burim anonim revistës People./ /ec/























