Ballina Flash

Gjermania vlerëson Sputnik V

BERLIN, 10 mars /ATSH-DPA/ – Komiteti gjerman për Vlerësimin e Vaksinave deklaroi se vaksina ruse Sputnik V ishte e një cilësie të mirë edhe pse nuk është miratuar ende nga rregullatorët europianë.

“Është një vaksinë e mirë, që ka të ngjarë të licencohet nga BE në një moment. Studiuesit rusë kanë shumë përvojë me vaksinimet. Sputnik V është ndërtuar në një mënyrë inteligjente”, i tha kreu i këtij komiteti gazetës ”Rheinische Post”.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) është ende duke studiuar mbi Sputnik V.

BE-ja ka miratuar tashmë vaksina nga tre prodhues, Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

Më 11 mars, EMA pritet të rekomandojë aprovimin e vaksinës nga prodhuesi amerikan Johnson & Johnson.

Italia njoftoi të martën se vaksina Sputnik V do të prodhohet në rajonin e saj të Lombardisë nga kjo verë, në marrëveshjen e parë midis një partneri evropian dhe RDIF, fondi rus i investimeve direkte, që qëndron pas Sputnik V.

Vincenzo Tranzi, kreu i Dhomës Italiane të Tregtisë, tha se Roma është ende duke bashkëpunuar me Bashkimin Europian për përdorimin e vaksinës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktori Xhevahir Zeneli feston sot 60-vjetorin
Artikulli tjetërArkansas miraton një ligj shumë të rreptë për abortin