Ballina Flash

“Twitter” së shpejti me një “Undo” për anulimin e postimeve

SAN FRANCISKO, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Twitter po punon për një tipar të ri, që do t’u jepte përdoruesve të tij një periudhë kohore të shkurtër për të rimenduar postimin e një cicërime, edhe pasi të kenë shtypur tastin e dërgimit, konfirmoi vetë kompania për CNN Business.

“Butoni “Undo” do t’u mundësojë abonentëve të fshijnë ose modifikojnë një cicërimë përpara se të postohet zyrtarisht në platform”, tha kompania.

Duke qenë në fazën e testimit, ka mundësi që risia të mos lëshohet menjëherë, të paktën jo për të gjithë abonentët, ose më mirë pas një periudhe provë të zgjatur, siç është aktualisht rasti për “Spaces”, hapësirat-audio që synojnë të konkurrojnë me “ClubHouse”.

Me “Undo”, Twitter do të plotësojë atë që përdoruesit kanë kërkuar ndër vite, përkatësisht mundësinë fatale të redaktimit të tekstit të një postimi, edhe pas shpërndarjes.

Karakteristika i ngjan mjetit ekzistues të tërheqjes në Gmail, që mundëson tërheqjen e dërgimit të një emaili brenda 30 sekondave nga lëshimi origjinal.

Vitin e kaluar, “Twitter” paralajmëroi marrjen parasysh të një shërbimi pajtimi me mundësi ekskluzive, përfshirë një buton për të anuluar postimin./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 612 të vaksinuar, 2708 testime, 697 të shëruar, 683 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ “Shqipëria, e ardhmja jonë”, slogani i ri i PS-së