STOKHOLM, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Ericsson” ka publikuar një përditësim të ”Mobility Report” i cili tregon rritjen konstante të numrit të telefonave celularë globalisht si dhe të pajtimeve në rrjetin 5G.
Sot, sipas kompanisë, 77% e telefonave celularë në qarkullim janë një smartfonë.
Nga këndvështrimi i teknologjisë së përdorur për të hyrë në internet, abonimet në LTE po rriten, të cilat në tremujorin e fundit u rritën me rreth 90 milionë duke arritur një total prej 4,5 miliardë dollarësh ose 57% të të gjitha pajtimeve.
Në të njëjtën periudhë, abonimet në 5G u rritën me 70 milionë për të shkuar në 220 milionë në të gjithë botën.
Përdorimi i shtuar i celularëve dhe përmbajtjes intensive të trafikut, të tilla si video, çoi në një rritje të fluksit të të dhënave, e cila u rrit me 51% midis tremujorit të katërt të vitit 2019 dhe të së njëjtës periudhë të vitit 2020, për të arritur në 60 Exabyte (EB).
Nga ana tjetër, rritja tremujore ishte rreth 9%.
Viti 2020 u mbyll me rreth 8 miliardë karta SIM në botë.
Vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2020, pajtimet në celular u rritën me 19 milionë njësi.
Kontributi më i madh tremujor vjen nga India (+4 milionë), e ndjekur nga Indonezia (+4 milionë) dhe Pakistani (+2 milionë).
“Tani është një fakt që kartat SIM në qarkullim tejkalojnë popullatën e botës, me një shkallë depërtimi prej 102%. Numri i pajtimtarëve unikë celularë është rreth 6 miliardë”, tha ”Ericsson”./ /os/






















