MADRID, 6 mars /ATSH-AA/- Athletic Bilbao eliminoi Levanten me rezultatin 2:1 me një gol në kohën shtesë duke siguruar finalen e Kupës së Mbretit (Copa del Rey) muajin e ardhshëm.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales së zhvilluar në shkurt në Bilbao përfundoi 1:1 ndërsa ndeshja e dytë në Valencia fillimisht përfundoi me të njëjtin rezultat.
Roger Marti i Levantes shënoi golin e parë në minutën e 16-të, por në minutën e 29-të, sulmuesi i Athletic Bilbaos, Raul Garcia realizoi me sukses penaltinë për ekipin e tij duke barazuar rezultatin në 1:1.
Ndeshja shkoi në kohën shtesë pasi pjesa e dytë përfundoi 1:1. Në minutën e 112-të, Alex Berenguer shënoi golin e fitores për Athletic Bilbaon, 2:1.
Athletic Bilbao shënoi fitore 3:2 me rezultat të përgjithshëm duke kaluar në finalen e Copa del Rey.
Athletic Bilbao do të përballet me Barcelonën në finale më 17 prill në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla. /os/