SHBA – Pentagoni parashikon mbajtjen e Gardës Kombëtare në Kapitol

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-AFP/ – Pentagoni po shqyrton një kërkes të policisë së Kongresit për të zgjatur me dy muaj mbrojtjen besuar gardës Kombëtare amerikane pas sulmit të 6 janarit, theksoi sot zëdhënësi John Kirby.

“Ne kemi marrë një kërkesë zyrtare nga policia e Kapitolit për një vazhdim të asistencës së Gardës Kombëtare në këtë kompleks”, deklaroi Kirby në një konferencë shtypi duke shtuar se zgjatja do të jetë për dy muajt e ardhshëm.

Ai nuk saktësoi nëse kërkesa korrespondonte me rreziqe specifike, por shefja e përkohshme e policisë së Kapitolit, Yogananda Pittman muajin e kaluar raportoi kërcënime nga grupet ekstremiste për të penguar presidentin Joe Biden të mbante fjalimin e tij të hyrjes para të zgjedhurve të Kongresit.

Data e këtij fjalimi vjetor nga presidenti amerikan para të zgjedhurve të dy dhomave të Kongresit, një detyrim kushtetues gjatë të cilit ai vendos rrugën për veprimin e tij, nuk është njoftuar ende.

Kapitol është në siguri të lartë që prej 6 janarit, kur mijëra mbështetës të Donald Trump u mblodhën në selinë e Kongresit amerikan pas fjalimit të Donald Trump, në atë kohë ende president, i cili u kishte kërkuar atyre që pengonin të zgjedhurit të certifikonin fitoren elektorale të Joe Biden./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.