Ballina Flash

​Osmani: Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë

PRISHTINË, 5 mars/ATSH/- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se më 1998 rezistenca e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë banorëve të Prekazit, përqoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis.

Komandantin legjendar, Adem Jashari, Vjosa Osmani e kujtoi si misionar të lirisë duke shtuar se ai e kishte të qartë synimin për liri të vendit pa asnjë kusht.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se Adem Jashari mbetet ikonë e luftës dhe lirisë së Kosovës.

“Sot 23 vjet më parë në Prekaz familja Jashari luftoi për të mbrojtur familjen, Prekazin dhe gjithë Kosovën, duke dhënë shembullin e rrallë në historinë e një familje që bëri sakrificën më sublime që ne sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë, rast unikat në historinë e re te njerëzimit, kur një familje sakrifikohet për të mirën e përgjithshme, për lirinë e vendit”, shtoi Osmani.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Giffey: Pandemia ka rritur pabarazinë gjinore
Artikulli tjetër​Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës-Adem Jashari, rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”