Ballina Flash

Lufthansa: Humbje rekord për shkak të COVID-19

FRANKFURT, 4 mars /ATSH-AFP/ – Grupi europian i transportit ajror, Lufthansa, e shpëtuar nga falimentimi nga shteti, ka pësuar në 2020 një humbje rekord prej 6,7 miliardë euro dhe parashikon gjithashtu një vit 2021 një situatë të vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19, që ka zhytur sektorin në një krizë të pazakontë.

Kompania, që ka operuar në 2020 vetëm 31% të kapaciteteve të ofruara, ka rishikuar në rënie parashikimet e saj të kërkesës për 2021 për shkak të rifillimit të ngadaltë të udhëtimeve.

Ajo nuk parashikon një rikthim me 90% të ofertës së 2019 deri në mes të dekadës.

Për Lufthansa-n, ashtu si i gjithë sektori i aviacionit, ndërprerja e shkurtër e ofruar nga pushimet verore në sfondin e ngadalësimit të pandemisë në Europë është zhdukur përballë ringjalljes së sëmundjes dhe kufizimeve të reja të udhëtimit në fuqi që nga vjeshta.

Konkretisht, Lufthansa pret të arrijë midis 40% dhe 50% të ofertës gjatë gjithë këtij viti, ndërsa kishte shpresuar deri në 60% më parë. Grupi thotë se është përgatitur për pikun prej 70% maksimumi këtë verë.

“Ne po llogarisim me një kërkesë më të lartë duke nisur nga kjo verë, kur kufizimet e udhëtimit do të reduktohen me shpërndarjen e testeve dhe vaksinave”, theksoi kreu Carsten Spohr./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANKARA – Erdogan: Turqia do të ketë kushtetutë liberale
Artikulli tjetërRritja e parametrave të sigurisë rrugore/ Polica vijon kontrollet