Ballina Flash

FORMULA 1 – ”Mercedes” zbulon makinën e re

BERLIN, 2 mars /ATSH-DPA/ – ”Mercedes” zbuloi makinën e re për sezonin 2021 të Formula 1, ndërsa ndjek titullin botëror të prodhuesit për tetë herë radhazi.

W12 do të mbajë ngjyrën speciale të zezë, e cila u ndryshua, nga ajo e argjendtë, para fillimit të sezonit 2020 për të mbështetur luftën për diversitetin dhe kundër racizmit.

Makina e re, e cila do të drejtohet nga Hamilton dhe Valtteri Bottas, mbart pjesën më të madhe të teknologjisë së sezonit të kaluar.

”Mercedes” ka dominuar F1 që nga kalimi në motorë hibridë në 2014.

Këtë sezon, Hamilton ndjek një rekord të tetë për titullin e pilotëve pasi barazoi rekordin e Michael Schumacher vitin e kaluar. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet e 25 prillit/ Lamallari: Policia ka të gjitha mekanizmat e nevojshme për adresimin e çdo problematike
Artikulli tjetërTwitter shënjestron keqinformimet e postuara në platformat e tij për vaksinat