Ballina Flash

ANTARKTIDË – Shkëputet një masë gjigante e akullit

ANTARKTIDË, 27 shkurt /ATSH-AA/ – Një masë akulli prej 1 270 kilometrash katrorë u shkëput nga shelfi i akullit Brunt në perëndim të Antarktidës.

Sipas një lajmi në faqen e internetit Space.com, shkëputja ndodhi pas një çarjeje në pjesën veriore të shelfit të akullit në nëntor të vitit 2020.

Fondacioni Britanik i Kërkimeve në Antarktidë (BAS) njoftoi se çarja që përparoi me rreth 1 kilometër në ditë gjatë janarit bëri që një masë prej 1 270 kilometrash katrorë të ndahet nga shelfi në orët e mëngjesit.

Studiuesit vunë në dukje se masa 20 herë më e madhe se Ishulli Manhattan mund të largohet nga bregu ose të ruajë vendin pranë shelfit të akullit.

Duke deklaruar se këputja është pjesë e procesit natyror, ekspertët vlerësuan se duhet të bëhen kërkime më të hollësishme në mënyrë që të arrihen në përfundime rreth efektit të ndryshimeve të temperaturës të shkaktuara nga ndryshimet globale të klimës.

Shefi i akullit Brunt, 150 metra i trashë, zhvendoset 2 kilometra në perëndim në brigjet e Antarktidës çdo vit. Si rezultat i kësaj lëvizjeje, formohen masat e mëdha të akullit në rajon./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZero TVSH dhe tatim fitimi për biznesin e vogël/Oltion Priftit: Do të thotë të maksimizosh të ardhurat e biznesit dhe familjes
Artikulli tjetërLIBI – “Sea-Watch” shpëton 147 migrantë në Mesdhe