Zero TVSH dhe tatim fitimi për biznesin e vogël/Oltion Priftit: Do të thotë të maksimizosh të ardhurat e biznesit dhe familjes


TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj thekson se, biznesi i vogël paguan zero TVSH dhe zero tatim fitimi.

Denaj ka sjellë shembullin e Oltion Priftit, që ka një biznes në Vlorë, ku tregton telefona, aksesorë të ndryshëm dhe ofron shërbime për riparime të ndryshme.

Ai thotë se, zerimi i TVSH dhe i tatim fitimit, janë një lehtës financiare e konsiderueshme për biznesin dhe të ardhurat në familjen e tij.

“Të ardhurat që përfitoj nga zerimi i TVSH-së dhe tatim fitimi, më shërbejnë në përmirësimin e biznesit, të shërbimit dhe jetesës së familjes time. Zero TVSH, zero tatim fitimin do të thotë të jesh më i qetë në punë dhe të maksimizosh të ardhurat e tua”- tha Prifti.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.