Llogaritë dhe depozitat në lekë u rritën me 26 %

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit për depozitat bankare, me maturim 12-mujor u ul në 0.41 %, vitin e kaluar, nga 0.49 % që ishte në 2019, për të gjitha monedhat.

Sipas BSH-së, rënia e interesave për depozitat bankare, është parë si një instrument për nxitjen e investimeve.

Ndërkohë, trendi rënës i këtij treguesi është mbështetur nga gjendja likuide e sektorit bankar, por edhe nga politikat e Bankës së Shqipërisë.

BSH-ja vitin e kaluar vendosi për një politikë monetare stimuluese, me një normë bazë në minimumin historik prej 0.5 %.

Në 2020, llogaritë dhe depozitat pa afat në lekë u rritën me një nivel rekord prej 26 %, ndërsa depozitat me afat ranë me afërsisht 4 %. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.