Ballina Ekonomi

Mbështetja për Bujqësinë/ Premtimet e PD-së në vitin 2021 dhe 2013

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, duke sjellë dy qendrime të ndryshme të Partisë Demokratike, për mbështetjen ndaj sektorit të bujqësisë.

Videoja paraqet kreun e PD-së Lulëzim Basha, që shprehet në 2021 se “unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord drejtëpërsëdrejti nga buxheti i shtetit 100 milionë euro në vit për fermerët shqptarë”.

Ndërsa në vitin 2013, ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili theksosnte se “Çdo fermer, në 4 vitet që vijnë jo 56 milionë USD, por 156 milionë USD, do të jenë financimet tona grante për ta” /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhupa nga Kombinati: Pallati u dëmtua nga tërmeti, Bashkia ende asnjë vendim
Artikulli tjetërNdahet nga jeta dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof. dr. Artur Sula