Ballina Flash

Hashimoto presidentja e re e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

TOKIO, 18 shkurt /ATSH-AA-AFP/ – Ministrja japoneze e Lojërave Olimpike, Seiko Hashimoto, 56 vjeçe, u emërua sot presidente e komitetit organizativ të Lojërave Olimpike të Tokio-2020, në vend të Yoshiro Mori, i cili dha dorëheqjen pas deklarateve seksiste që shkatuar skandal.

Ministrja e Lojërave Olimpike, Seiko Hashimoto pranoi të drejtojë Komitetin organizator “Tokio 2020”.

Agjencia e lajmeve Kyodo tha se 56-vjeçarja Hashimoto, e cila është një ish-sportiste, ka pranuar të marrë pozicionin e lirë për të drejtuar Lojërat e Tokios këtë vit.

Ajo u takua me kryeministrin, Yoshihide Suga për t’u larguar nga posti i ministres olimpike.

Hashimoto pasoi ish-shefin e Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori, i cili dha dorëheqje javën e kaluar për shkak të komenteve për gratë.

Mori, i cili drejtoi komitetin organizator olimpik të Tokios që nga viti 2014, u largua pas kritikave që erdhën si pasojë e komenteve për gratë.

Hashimoto më parë ka mbajtur pozicionin e Ministres së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios dhe ka qenë garuese në patinazh e cila ka marrë pjesë në shtatë Olimpiada nga viti 1984 deri në vitin 1996.

Ajo ka fituar medalje bronzi në garën e patinazhit të shpejtë 1 500 metra në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1992 në Albertville të Francës./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendra e rilindur historike në Vlorë/ Transformimi i karabinasë së lashtë të “Sulos” në një qendër inovacioni dixhital për gjithë moshat
Artikulli tjetër“Basha është humbës, nuk e bën dot fitues Meta”/ Spiropali: Kushtetuta është e qartë, partia fituese propozon kandidatin për kryeministër