Ballina Flash

Facebook angazhohet në luftën kundër keqinformimit për klimën

NJU JORK, 18 shkurt /ATSH-AFP/ – Facebook njoftoi sot vënien në shërbim të një mjeti për të zbardhur të pavërtetat në lidhje me ndryshimin e klimës, duke ndërmarrë një hap të mëtejshëm në politikën e tij për të luftuar në mënyrë aktive keqinformimin.

Mjeti i ri është integruar në Qendrën e Informacionit të Klimës, një faqe e nisur shtatorin e kaluar nga grupi kalifornian, që bashkon fakte dhe të dhëna për klimën nga organizata të njohura.

Kjo pjesë rendit një sërë faktesh në lidhje me ndryshimin e klimës dhe përfshin një shpjegim të marrëdhënies midis ngrohjes globale dhe uljes së numrit të arinjve polarë, si edhe një përshkrim të rënies së kostos së energjisë së rinovueshme.

Kjo përpjekje është pjesë e një sërë masash të njoftuara muajt e fundit nga gjiganti i medieve sociale, për të luftuar përmbajtjen mashtruese dhe manipuluese të postuar në platformën e tij./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAplikoi në projektin “Idea”, stilistja Kozeta Halili përfitoi mbështetje financiare
Artikulli tjetërZhbllokimi i rrugëve pas stuhisë së borës/ Rama: Kemi rritur kapacitetet për përballimin e situatave dramatike