Ballina Flash

Snapchat sjell funksionin për pastrimin e listës së miqve

ROMË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Snapchat, një nga rrjetet më të njohura sociale për imazhe, sidomos te të rinjtë, më në fund ka krijuar mundësinë për të hequr të padëshiruarit nga llogaria personale.

Rrjeti do të vërë në përdorim një funksion të ri, i quajtur “Friend Check Up” (Kontrolli i miqve), që u mundëson përdoruesve të kontrollojnë periodikisht që lista e personave, me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë histori dhe përmbajtje të postuara në internet, të përputhet me dëshirat e tyre aktuale.

Funksioni do të mbërrijë si një njoftim dhe tani për tani për sistemet Android, por së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për iOS.

Kjo është një strategji e kundërt me atë të “Facebook”, që në vend të kësaj sugjeron vazhdimisht nëse përdoruesi ka nevojë të shtojë miq të rinj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakYlli i basketbollit dhuron 10 milionë dollarë për dy klinika të reja vaksinimi
Artikulli tjetërZgjerimi i aksit rrugor Qafë Mali-Fierzë/ Lehtësohet lëvizja e mjeteve, rritet siguria