Ylli i basketbollit dhuron 10 milionë dollarë për dy klinika të reja vaksinimi

NJU JORK, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ylli i basketbollit amerikan, Michael Jordan dhuroi 10 milionë dollarë për hapjen e dy objekteve të kujdesit shëndetësor në Karolinën e Veriut, për zonat që janë në veshtirësi vaksinimi antiCovid-19.

Të dy klinikat duhet të hapen në fillim të vitit 2022 dhe t’iu përgjigjemi nevojave të atyre më në vështirësi në New Hanover County, ku është vendosur Wilmington, qyteti i lindjes së Jordan.

“Të gjithë duhet të kenë qasje në shërbime shëndetësore cilësore pa marrë parasysh se ku jetojnë dhe nga sigurimi shëndetësor”, tha Jordan./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.