Parashikimi i motit, e martë 16 shkurt 2021

TIRANE, 16 shkurt /ATSH/  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata por njëkohësisht të acarta.

Moti sot do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Veri – Verilindje 2-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do ketë erë intensive me shpejtësi deri në 15-20/sek.

Valëzimi në dete parashikohet me forcë 3-4 ballë. Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -5/7 Diell ngrica/acar
Kukës -13/3 Diell ngrica/acar
Lezhë -5/8 Diell ngrica/acar
Dibër -14/-0 Diell ngrica/acar
Durrës -5/10 Diell ngrica/acar
Tiranë -6/8 Diell ngrica/acar
Elbasan -10/6 Diell ngrica/acar
Berat -7/10 Diell ngrica/acar
Vlorë -4/9 Diell ngrica/acar
Korçë -12/-0 Diell ngrica/acar
Gjirokastër -8/8 Diell ngrica/acar
Sarandë -5/9 Diell ngrica/acar

 

/e.m//a.a/

                                      

                                            

                 

           

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.