TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Vaksinat e radhës nga kompania “Pfizer”, do të vijnë me 15 shkurt.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për mediet të Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur më procesin e vaksinimit.
“Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontrantimit qoftë me ‘Pfizer’, qoftë me COVAX, vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptarë, ku përshihen ato kategori të riskut të përcaktuar nga ekspertët tanë të vaksinimit. Vaksinat e radhës nga kompania ‘Pfizer’ do të vijnë në 15 shkurt”, tha Manastirliu. /r.e/












