PEKIN, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Në janar, “TikTok” ishte aplikacioni më fitimprurës (jo i lojrave) globalisht, duke fituar gati 128 milionë dollarë nga përdoruesit me pagesë dhe me një rritje të të ardhurave prej 3,8 herë më shumë se gjatë së njëjtës periudhë në 2020, sipas analizës së tregut nga “SensorTower”.
“TikTok”, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, përdoret gjerësisht nga adoleshentët për të ndarë video të shkurtra muzikore dhe, gjithashtu, për sfida e konkurse me temë në internet.
Aplikacioni i dytë më fitimprurës jolojrash ishte “Piccoma”, një shërbim abonimi japonez i mangave, që fitoi 96 milionë dollarë në janar 2021.
Ai ndiqet nga YouTube, Tinder dhe Tencent Video./ /ervo/






















