Ballina Flash

Hysaj largohet nga “Napoli”

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Tashmë është zyrtare, Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga “Napoli” si lojtar i lirë.

Mario Giuffredi, menaxheri i futbollistit ka konfirmuar e skuadra e “Napolit” dhe lojtari nuk ka gjetur marrëveshje për të rinovuar bashkëpunimin 6-vjeçar dhe në qershor, ai do të jetë një lojtar i lirë.

“Mendoj se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër. ‘Napoli’ ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor”, – sqaron Giuffredi.

“Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj”, ka deklaruar agjenti, Mario Giuffredi.

Futbollisti kuqezi, pritet tashmë të gjejë një skuadër tjetër. “Olimpique Marseille’, “Lyoni” dhe “Sevilla” kanë treguar interes për mbrojtësin shqiptar. Po ashtu ka dhe klube të tjera në Itali apo Gjermani që kanë interes tek shërbimet e mbrojtësit shqiptar. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhvillohet testi molekular i shpejtë për identifikimin e varianteve të COVID-19
Artikulli tjetërBanesat e përfituara nga Programi i Rindërtimit/ Pronë e banorëve, mund ta shesin apo japin me qira