Ballina Aktualitet

Hajdari: Taktika e partive për vota, ka dëmtuar modelin e qytetarit të ndershëm

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari tha sot në Kuvend se, “qytetarët nëpër fshatra dhe qytetet të ndryshme jashtë Tiranës, kanë një realitet të vështirë”.

Në fjalën e saj në Kuvend, Hajdari tha se “në njërën anë, atyre u kërkohet që të bëhen matrapazë apo anëtarë partie në mënyrë që të kapin një punë. Kjo taktikë e shëmtuar që partitë kanë ndjekur, kanë dëmtuar modelin e një qytetari të ndershëm”.

“Sa herë që ata zhgënjehen, u kërkohet vota me ngulmë, në fund të katër vjeçarit ata lihen në mes të rrugës për 4 vitet e tjera. E njëjta gjë ndodh edhe me partitë e tjera, shkon i merr po të njëjtët qytetarë, u premton gjëra të ndryshme, i thotë që nëse vjen në kraharorin e partisë tonë do gjesh mundësinë, punën dinjitetin. Por e njëjta gjë ndodh. Ndërkohë që qytetarët bëhen pingpong nga një parti te tjetra, klasa politike 30-vjeçare është pasuruar sa nuk vete më”, tha ajo.

Sipas saj, “ka plot të rinj që janë kthyer nga emigrimi për të hapur një biznes në qytetin apo në fshatin e tyre me shpresën se janë patriotë të këtij vendi dhe duan të kontribuojnë, por edhe atyre ju shkojnë letra pa fund në mënyrë që edhe atyre t’u vihet një rryshfet, dhe e vetmja mënyrë është që të rikthehen sërish në emigrim”. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKanceri mund të shërohet pa operacion në fazën e hershme
Artikulli tjetërNga ulja e çmimit të biletave, te lidhja me shtete të konsideruara strategjike për zhvillimin e ekonomisë / Miratohet me 90 vota marrëveshja për aeroportin e Rinasit