Ballina Bota

SHBA – FMN mbështetet planin e ndimës ekonomike

UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Kreu menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva mbështeti sot planin e shpëtimit ekonomik të presidentit Joe Biden, shuma gjigante prej 1,9 trilionë dollarësh e të cilit po debatohet në SHBA.

“Duke pasur parasysh pasiguritë e jashtëzakonshme dhe, më e rëndësishmja, duke pasur parasysh se familjet dhe bizneset ende po vuajnë shumë, ne besojmë se përdorimi i kësaj hapësire buxhetore është gjëja e duhur”, tha Georgieva gjatë një videokonference me gazetarët.

“FMN është një mbështetëse e madhe e kredive dhe taksave për kujdesin ndaj fëmijëve”, shtoi ajo, për një nga masat kryesore që përmban plani i Biden.

Shuma e paketës së ndihmës po përballet me kundërshtimin e senatorëve republikanë, që paraqesin si argument rrezikun e rënies në financat publike.

Georgieva pranoi se ishte padyshim e nevojshme vëmendja ndaj rreziqeve, përfshirë borxhin dhe mbinxehjen e mundshme të ekonomisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLaçi mposht Vllazninë 1-2 në stadiumin “Loro Boriçi”
Artikulli tjetërFOKUS – Vendet europiane të shqetësuara për pengesat në furnizimin me vaksina