Ballina Bota

SHBA – Willian Burns drejtori i ri i CIA-s

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka emëruar zyrtarisht ish-zëvendës sekretarin e Shtetit, William Burns si drejtorin e ri të Agjencisë Qendrore të Shërbimit Sekret (CIA).

Shtëpia e Bardhë tha se administrata Biden dërgoi emërimin e Burns në Senat për konfirmim.

Nëse konfirmohet nga Senati, Burns do të zëvendësonte Gina Haspel, e cila u emërua nga ish-presidenti Donald Trump për të drejtuar CIA-n në 2018.

Demokratët kontrollojnë dhomën e lartë të Kongresit Amerikan.

Burns ka më shumë se tre dekada përvojë në shërbimin e jashtëm amerikan dhe ka shërbyer në pozicione të shumta të sigurisë kombëtare për administratat demokrate dhe republikane./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTano Banushi, figura emblematike e humorit dhe estradës shqiptare
Artikulli tjetërFOKUS – Ghebreyesus: Nacionalizmi vaksinor dëm për të gjithë dhe mbrojtje për askënd