Ballina Bota

ITALI – Draghi pranon me rezervë krijimin e qeverisë

ROMË, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti italian, Sergio Mattarella ngarkoi ish-presidentin e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi për të formuar një qeveri të re.

Draghi e pranoi me rezerva këtë emërim, në varësi të gjetjes së një shumice parlamentare.

”Mattarella priti këtë mëngjes (…) Mario Draghin, të cilit i dha mandatin për të formuar qeverinë. Draghi e pranoi detyrën”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i presidencës.

Pranimi “me rezerva” është një formulë e vendosur në Itali, që justifikon fazën e kërkimit të shumicës parlamentare./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Inflacioni rikthehet pozitiv në zonën euro
Artikulli tjetërNga “Gjaku i Arbrit”, te “Flaka e maleve”/ Kontributi i aktorit dhe regjisorit Bruno Shllaku në kinematografinë shqiptare