Ballina Flash

COVID-19/ Bashkia Bulqizë dezinfekton të gjitha institucionet arsimore

TIRANË, 3 shkurt /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Bulqizës ka nisur sot procesin e dezinfektimit të mjediseve në të gjitha institucionet arsimore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Lefter Alla, i cili njofton se ekipet e bashkisë nisën sot dezinfektimin e shkollave dhe kopshteve.

“Nisur nga shtimi i rasteve të infektimit me COVID-19 në mbarë vendin, por edhe në territorin e bashkisë Bulqizë, ka rinisur procesi i dezinfektimit të mjediseve në të gjitha institucionet arsimore”, tha ai.

Alla shtoi se ky proces nisi fillimisht me shkollat dhe kopshtet në qytet, për të vijuar më tej me institucionet arsimore në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Bulqizë.

“Bashkia Bulqizë u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes në respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Respektimi i këtyre masave mbron jo vetëm shëndetin individual, por ndikon edhe në mos përhapjen e tij tek të tjerët”, shprehet ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkemat Kombëtare të mbështetjes/ Transformimi i pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore
Artikulli tjetërBasha: Programi ynë paraja ndjek pacientin, rimbursimi i barnave në bazë të diagnozës