Ballina Flash

Wikipedia me një “kod sjelljeje” kundër keqinformimit

UASHINGTON, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Wikipedia paraqiti sot një “kod universal sjelljeje”, që synon të frenojë keqinformimin, abuzimin dhe manipulimin në enciklopedinë e famshme në internet.

Ky kod i ri, i botuar nga Fondacioni “Wikimedia”, që menaxhon “Wikipedia”-n, zgjeron politikat ekzistuese për të krijuar standarde duke luftuar “sjelljen negative”, sipas një deklarate.

“Kodi ynë i ri universal i sjelljes u zhvillua për epokën e re të internetit, sepse ne duam që komunitetet tona kontribuese të jenë një mjedis pozitiv, i sigurt dhe i shëndetshëm për të gjithë”, tha Katherine Maher, mbrojtëse e fondacionit.

“Ky kod do të jetë një dokument detyrues për këdo që merr pjesë në projektet tona”, shtoi ajo.

Teksti prej 1 600 fjalësh u zhvillua me ndihmën e rreth 1 500 vullnetarëve të Wikipedia-s, të cilët përfaqësojnë pesë kontinente dhe 30 gjuhë dhe përfshin përkufizime të qarta të ngacmimeve dhe sjelljeve të papranueshme.

Ai synon të parandalojë çdo abuzim të pushtetit dhe ndikimit me qëllim të frikësimit, si edhe futjen e qëllimshme në platformë të përmbajtjeve të rreme ose të pasakta./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken: Irani materiale të mjaftueshme për një bombë bërthamore
Artikulli tjetërParkimi në Berat/ Demo: Jo vetëm nuk cenon trashëgiminë kulturore, por rrit aksesin në asetet e qytetit